wcf.rules.title

SHKARKIME DHE LLAFE, JU OFROJNË SHUMË FAQENDIHMË PËR PROBLEMET TUAJA, JU OFROJMË VETËM NE

Mysafir i nderuar, mirë se vini në Albanian H . kosovanet.de . muzikë shqip , filma shqip , humor shqip . Nëse kjo është vizita juaj e parë këtu, ju lutemi lexoni Ndihma. Aty do të gjeni më tepër shpjegime se si funksionon kjo faqe. Duhet të jeni i regjistruar dhe aktivizuar, para se të mund të shfrytëzoni tërë përmbajtjen e faqes. Ju lutemi, përdorni formularin e regjistrimit, për tu regjistruar këtu ose lexoni më tepër informata mbi procesin e regjistrimit. Nëse tashmë jeni regjistruar, ju lutemi kyçuni këtu.

Kushtet e përdorimit

Regjistrimi dhe përdorimi i këtij forumi ju ofrohet krejtësisht falas. Megjithatë, për t'u regjistruar ju duhet të lexoni dhe pranoni rregullat që parashtron kjo faqe.

1. Qëllimi kryesor i forumit "Albanian HaCkErS", është të ndihmojë shqiptarët në përhapjen e filmave, humorit dhe muzikës, si dhe ndihma me këshilla për mbarëvajtjen e PC dhe ofrimi i programeve të ndryshme. Si rrjedhim, përdorimi i gjuhës shqipe në forum është i detyrueshëm ( si në chat poashtu dhe në postime, përjashtim bëjnë vetëm titujt e skedave apo pamundësia e përkthimit të termeve nga IT).

2. Ndalohet rreptësisht marrja apo kopjimi i skedave apo linqeve për shkarkimin e tyre nga forumi ynë për tu përdorur nëpër forume, webfaqe apo diku tjetër, për të njëjtin qëllim për të cilin janë postuar në këtë forum. Gjithçka që postohet tek "Albanian HaCkErS" konsiderohet "pronë" e këtij forumi; e njëjta vlenë edhe për marrjen apo kopjimin e linqeve dhe skedave nga faqet e tjera për t'u postuar në këtë forum ( mosrespektimi i këtij parimi do të sjellë dëbimin tuaj nga ky forum pa marrë parasysh statusin tuaj në të ).

3. Ndalohen rreptësisht postimet që ofendojnë një anëtar të forumit tonë. Shkelja e këtij parimi të rregullores, do të sjellë si pasojë paralajmërimin për heqjen e së drejtës së postimit në forum dhe në rast përsëritjeje edhe dëbimin tuaj nga forumi. Mbi të gjitha respekt për shqiptarin.

4. Ndalohen postimet pornografike të çfarëdo formati apo reklamime të webfaqeve të tilla.

5. Postimet që bëhen tek "Albanian HaCkErS" duhet ti përmbahen qëllimit të temës që është hapur. Postimet dhe përgjigjet sa për sy e faqe ( flm, ghgh, thanks e të ngjashme ) do të fshihen menjëherë. Gjithashtu kërkohet kujdes në hapjen e temave dhe kërkesave të reja, me qëllim mospërseritjeje të temave ekzistuese. Në rast të kundërt postimi do të ndryshohet, fshihet, ose tema do të transferohet në vendin përkatës. Për përsëritjen e gabimeve të njëjta e drejta juaj për postim do të anulohet.

6. Në forum është e ndaluar propaganda politike dhe propaganda fetare. E respektojmë fjalën e lirë, por qëllimi ynë kryesor është ndihma për njëri - tjetrin në drejtim shkarkimesh, këshillash si dhe të gjejmë një vendtakim tek "Albanian HaCkErS" pasiqë jemi të shpërndarë nëpër botë. Diskutimet për ëështje fetare dhe politike vetëm sjellin përëarje dhe urrejtje.

7. Postimet që përmbajnë software, programe, skripta dhe ëdo gjë tjetër të mbrojtur me ligjet për copyright janë rreptësisht të ndaluara ( Microsoft, filma dhe muzikë të huaj ).

8. Rreptësisht ndalohet përdorimi i shkronjave të mëdha në shkrimet që postohen në forum. ëdo shkrim i tillë do të fshihet pa paralajmërim.

Forumi "Albanian HaCkErS" ka një Staff drejtues, i cili do të mirëpret ëdo vërejtje apo sygjerim të arsyeshëm nga ana e të gjithë anëtarëve.